INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festa e fundvitit, urgjencat dhe 127 autoambulanca në gadishmëri

Festa e fundvitit, urgjencat dhe 127 autoambulanca në gadishmëri

Publikuar më: 14:44 31-12-2017

Urgjenca Mjekësore Kombëtare dhe spitalet në të gjithë Shqipërinë do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive.

Shërbim të përforcuar të urgjencës do të ketë deri në datën 2 janar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot urgjencën e QSUT dhe Spitalit Universitar të Traumës, për të parë nga afër masat e marra në spitale.

“Duke filluar nga sot, deri më datë 2 Janar kemi vendosur shërbim të përforcuar të urgjencës në spitale 24 orë në 24. Jemi sot në spitalin e Traumës, pasi këtu përballohen urgjenca nga e gjithë Shqipëria. Por duhet theksuar se janë në gadishmëri të gjitha spitalet e Tiranës -Trauma, QSUT, Shefqet Ndroqi dhe 2 maternitetet si dhe spitalet rajonale dhe ato bashkiake”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu deklaroi gjithashtu se është riorganizuar për këto ditë festash shërbimi i urgjencës në territor.

Janë 127 autoambulanca që janë në gadishmëri me ekipet mjekësore në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garantoi dhe furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore të ndihmës së shpejtë në të gjitha spitalet.

Manastirliu bëri një falenderim të posaçëm për të gjithë stafin mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë për qytetarët që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor në këto ditë festash.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432