INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, nuk ju ecën fare në dashuri? Urgjentisht, rregulloni këto 5 gjëra te vetja juaj!

Femra, nuk ju ecën fare në dashuri? Urgjentisht, rregulloni këto 5 gjëra te vetja juaj!

Publikuar më: 13:29 17-01-2018
Ju jeni një femër e dashur që i pëlqen të dalë dhe  të takojë njerëz të rinj.
Sipas ekspertëve, në rast se e ndjeni se pothuajse në çdo takim dështoni dhe ndiheni keq për këtë gjë, ka ardhur koha të pushoni pak. 
Takimet e dështuara me dikë që pëlqeni, do t'ju kursejnë kohën dhe energjinë. Ky pushim  do ju bëjë më të freskët  dhe do ndiheni më pozitive. Sipas intv.al ja ku qëndron problemi me takimet tuaja:
 
1. Jeni në dilemë nëse vërtetë do takoni ndonjë që ja vlen
Mos ja bëni vetes suaj këtë gjë, sepse edhe me personin që do dilni do keni një dyshim të madh brenda jush. Kjo pasiguri do reflektohet edhe më shumë dhe si pasojë nuk do e konsideroni personin që keni dalë si një kanditat të mirë.
2. Ndiheni shumë entuziaste në çdo takim
Ekzagjerimi ndikon negativisht sidomos nëse bëhet fjalë për takim me dikë. Nëse e jepni veten shumë shpejt dhe të bëni sikur mezi po prisnit të takonit këtë person, dijeni që takimi do shkojë keq. Ai nuk do ketë ndonjë përshtypje të mirë për ju dhe nuk do e ndjejë t’ju marrë më në telefon për t’ju takuar.
3. I shikoni aplikacionet e njohjeve online si shpëtim
Sipas  ekspertit Gibson, heqja e aplikacioneve është një hap i i parë në heqjen e tundimit për të qëndruar në skenën e takimeve. Pamundësia për të njohur njerëz të rinj në ditët e sotme i ka bërë njerëzit që të shohin aplikacionet si një zgjidhje të vetme. Zhgënjimet në këtë rast janë më të mëdha.
4. Ju mendoni se çdo mashkull që takoni është një dështak
Nëse e keni këtë mendim për çdo mashkull që takoni, ju po dënoni veten tuaj për të njohur dikë që ja vlen në të ardhmen. Sipas intv.al duhet të përpiqeni ta hiqni këtë mendim sa më shpejt.
5. Ju nuk dini se çfarë dëshironi
Nuk mund të gjeni dikë që t’ju dojë, nëse ju ende nuk e dini se çfarë dëshironi në jetën tuaj. Mundohuni të krijoni një ide për gjërat që vërtetë doni dhe më pas njihuni me njerëz të rinj.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711