INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja Kardashian e nis vitin 2018 me probleme, djali i Kim shtrohet në spital...[FOTO]

Familja Kardashian e nis vitin 2018 me probleme, djali i Kim shtrohet në spital...[FOTO]

Publikuar më: 10:16 03-01-2018

Ky fundvit nuk ka qenë aspak i qetë për familjen e Kim Kardashian dhe mesa duket Kim nuk e ka festuar si duhet ndërrimin e viteve.

Djali i saj 2-vjeçar Saint West është shtruar në spital në gjendje të rëndë për shkak të pneumonisë.

Me një postim prekës në Instagram lajmin e ka bërë të ditur vetë Kim, ka shpjeguar çfarë ka ndodhur dhe ka dhënë lajmin e mirë, se vogëlushi i saj më në fund është përmirësuar.

“Vogëlushi im i shtrenjtë është kaq i fortë! Pasi kaluam tre netë në spital dhe pamë të voglin tim t’i injektoheshin shiringa dhe të lidhur me tuba oksigjeni, ky fundvit për ne ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. Dua thjesht të falenderoj çdo doktor dhe infermiere kudo që punojnë kaq fort në çdo kohë. Ju jemi shumë mirënjohës! Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë. Ai e ka marrë veten kaq shpejt, sa jam e sigurt që sërish do të thotë se xhiroja me ambulancë ishte e paparë. Saint-i im i fortë!”-ka shkruar Kardashian, në foton ku shihet duke mbajtur Saint-in e saj në krahë.

oeru_f90gw3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617