INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është periudhë pushimesh, që të kënaqeni nëse vizitoni vende europiane mirë është të njihni ca rregulla

Është periudhë pushimesh, që të kënaqeni nëse vizitoni vende europiane mirë është të njihni ca rregulla

Publikuar më: 11:28 23-08-2019

Në disa shtet europiane ka disa rregulla apo zakone që më mirë është t’i dini nëse shkoni të pushoni apo t’i vizitoni. Përshembull në Berlin duhet të jeni sa më shumë korrektë, qoftë dhe kur udhëtoni me transport publik duhet të ruani biletën deri në fund. Pasi kontrollorët e duan punën e tyre dhe e kryejnë në mënyrë serioze. Ata janë mjaft të rreptë kur kapin dikë pa biletë në mjetet e transportit. Po krejt e kundërta ndodh në Portugali, përpikëmëria e portugezëve është shumë personal. Nëse ju kanë ftuar për darkë apo keni lënë ndonjë takim, mos u nervozoni nëse personi tjetër nuk është në kohë. Është një sjellje që krijon situata të sikletshme të panevojshme, kjo dihet po ata nuk e kanë problem. Doni një këshillë? Shkoni të paktën çerekore me vonesë.

Ndërsa në Londër edukata është mbi të gjitha duhet të thoni të lutem sa herë të keni mundësi. Në restorante, në hotele dhe në dyqane, ju duhet të thoni pas marrjes të çdo shërbimi ‘please’.
Në Barcelonë mos besoni shumë tek lojrat e fatit. Nëse ju ftojnë të merrni pjesë në një lojë fati bëni kujdes, banorët njihen për mashtruesa.
Mendoni se në Amsterdam mund të bësh çdo gjë? Në fakt jo dihet që lejohen shumë gjëra, si hashashi, por jo drograt e tjera. Përshembull nëse në Holandë të kapin me opium dënohesh deri në 12 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824