INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këshilla nga hajdutët: Ja ku të fshihni sendet me vlerë kur ikni me pushime

Këshilla nga hajdutët: Ja ku të fshihni sendet me vlerë kur ikni me pushime

Publikuar më: 12:27 02-08-2019

Kur shkoni me pushime, kur ndodheni larg shtëpisë kokën e keni mbrapa me frikën se ndoshta do hajdutët do t’u bëjnë ndonjë surprizë pas relaksit.

Dr Claire New, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime në Psikologjinë Ligjore në Universitetin Portsmouth, ka intervistuar qindra hajdutë për të analizuar skemat e tyre të vjedhjes dhe rregulluat e tyre të pashkruara.

Ata u shprehën se shumë njerëz përpiqen të fshehin sendet e tyre në sirtarët e dhomave të ndenjes dhe dollapët. Gjithashtu në kasafortat e mbyllura që nuk janë të sigurta në dysheme apo mur.

Ish hajdutët sugjeronin se njerëzit duhet t’i mbajnë gjërat e çmuara të tyre të fshehura në kuti drithërash, pako makaronash dhe kuti lodrash për fëmijë kur largohen pasi këto zona janë si një ‘rregull i pashkruar’ nga hajdutët dhe nuk preken.

Gjithashtu këshillojnë të fshehin ndonjë gjë me vlerë në dhomat e gjumit të fëmijëve, të cilat shumë hajdutë e konsiderojnë një zonë pa lëvizje.

Ata gjithashtu rrëfyen sesi e dallonin kur pronarët e shtëpisë janë nisur me pushime.

Një ndër shenjat dalluese sipas tyre ishin hedhja e fletëpalosjeve me oferta dhe fatura të ndryshme apo pakot e postës të pa prekura para derës.

Gjysma e ish-hajdutëve të pyetur thanë se dhoma më e mirë për të lënë dritë kur të largoheni është korridori pasi krijon një iluzion më të mirë se dikush është në shtëpi.

Ish hajdutët zbuluan se ata mund të kalojnë deri në dy muaj duke parë një shtëpi para se të vidhnin, por do të kalonin vetëm pesë minuta brenda. Ora e preferuar për të kryer një grabitje ishte paraditja.

Dhe nëse jeni gati për pushime duhet t’i keni paraysh këto këshilla dhe të largoheni pa e patur kokën mbrapa.

Article Logic
Execution time: 0.0041890144348145