INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për të ardhur keq se sa pak shqiptarë kanë mundësi të bëjnë pushime, SHIFRAT

Për të ardhur keq se sa pak shqiptarë kanë mundësi të bëjnë pushime, SHIFRAT

Publikuar më: 09:12 04-07-2019

Teksa sezoni veror ka nisur vetëm një numër shumë i kufizuar shqiptarësh kanë mundësi të shkojnë me pushime.
Janë jo pak po 81% e shqiptarëve që janë shprehur se nuk mund të përballojnë dot as një javë pushime. Kjo e dhënë ka dalë nga një anketim i Komisionit Europian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe në ato kandidate për tu anëtarësuar. Shqiptarët që nuk mund të shkojnë dot as një javë për pushime, janë në përqindje shumë më të lartë edhe banorët e vendeve të tjera të rajonit.
Në Malin e Zi nuk kanë mundësi ekonomike për të pushuar afro 66% e banorëve, më pas renditen banorët e Maqedonisë së Veriut me 65% dhe më tej ata të Serbisë me 60%.
Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, shtetet me përqindjen më të lartë të banorëve që nuk kanë kushte për të pushuar janë Greqia dhe Rumania. Rreth 68% e grekëve dhe 66% e rumunëve nuk kanë para për të pushuar.
Në anketën e Komsionit Europian u përfshinë një kampion prej 1 mijë njerëzish për shtetet e vogla dhe 1.300 për ato më të mëdha. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36.900 intervista.

Article Logic
Execution time: 0.0032899379730225