INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i vullkanit në Itali, turistët hidhen në det për të shpëtuar [VIDEO]

Shpërthimi i vullkanit në Itali, turistët hidhen në det për të shpëtuar [VIDEO]

Publikuar më: 10:11 04-07-2019

Një sërë shpërthimesh të fuqishme janë regjistruar pasditen e djeshme në kraterin e vullkanit në ishullin Stromboli në Siçili.

Shpërthimet kanë qenë aq të fuqishme sa kanë shkaktuar panik tek banorët e turistët e shumtë, të cilët kanë kërkuar shpëtim duke u hedhur në det. Zyra e Mbrojtjes Civile Rajonale informon se një turist humbi jetën. Ndërsa shpërthimi ka shkaktuar disa vatra zjarri në komunën Ginostra.

Ekspertët informojnë se janë regjistruar rreth 20 momente shpërthyes të kraterit të tij.

Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në arqipelagun e ishujve Eolie në Siçili.Është një vullkan aktiv me sipërfaqe rreth 12 km katror e i lartë mbi 900 metra mbi nivelin e detit.

Ishulli është një destinacion i preferuar shumë nga të pasuit dhe njerëzit e famshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932