INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesi në kolaps? Në gjysmën e parë të vitit individët morën 90% të kredive

Biznesi në kolaps? Në gjysmën e parë të vitit individët morën 90% të kredive

Publikuar më: 11:24 23-08-2019

Sipërmarrësit shqiptarë me shumë të ngjarë janë në vështirësi. Ata dikur mbanin rekord në marrjen e kredive, ndërsa në 6 muajt e parë të vitit kanë marrë një numër i papërfillshëm. Bankat kanë dhënë në gjysmën e parë të vitit 40 mijë kredi dhe bie në sy që mbi 36 mijë i kanë marrë personat fizikë, jo biznesmenët. Ndaj i bie që numri i kredive për gjysmën e parë të vitit 2019 i marrë nga sipërmarrësit është 4 mijë. Pra gati 90% e kredive janë marrë nga individë. Ata kanë marrë afro 200 milionë euro , ndërsa totali i kredive që kanë marrë bizneset arriti në 505 milionë euro.

Një kredi për individë kishte vlerën mesatare 5500 eurove, kurse për biznesin kishte një vlerë mesatare prej 130 mijë eurosh. Edhe pse huaja për biznesin është me vlera më të larta siguria për t’i shlyer ato në kohë është më me rrezik, e kundërta ndodh me individët, pasi shumat e vogla janë më të lehta për t’u kthyer. Ndaj dhe vitet e fundit bankat kanë lehtësuar kreditë për individët dhe kanë shtrënguar ato për bizneset. Këta të fundit kanë qënë kreditorë më të këqinj se qytetarët.
Në viti 2018 raporti i kredive të këqija për individët ishte 6.4%, për biznesmenët 14.3% që do të thotë më shumë se dyfish.

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992