INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ervis Çota: Kërkojmë transparence të plotë te projekt-ligji i ri për stehimin social [VIDEO]

Ervis Çota: Kërkojmë transparence të plotë te projekt-ligji i ri për stehimin social [VIDEO]

Publikuar më: 20:24 12-02-2018

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, përfaqësuesi i Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome, Elvis Çota, ka kërkuar në emër të të gjithë të pastrehëve që projekt-ligji i ri i strehimit social të jetë transparent për ta.

Ai u shpreh në emisionin Kolaudim se ligji i vjetër nuk e parashikonte procesin e zhvendosjes, por me projekt-ligjin e ri kanë disa përfitime të cilat lidhen drejtepërsëdrjeti me ta. Sipas Çotës, ky projekt-ligj ndalon procesin e dëbimit me dhunë të familjeve që preken nga investimi publik, por nuk tregohet transparent në lidhje me vendin se ku do tí transferojnë apo për sa kohë do të ndodhë kjo zhvendosje.

“Në këtë rast projekt-ligji u vjen në ndihmë këtyre familjeve me anë të procesit të zhvendosjes dhe ky proces ndodh në këtë mënyrë, pra në momentin që bashkia do të bëjë një investim nxjerr një akt administrativ e cila i komunikohet familjeve apo individëve të cilët preken nga ky investim për t’u zhvendosur. Ajo që na shqetëson është fakti se ata nuk na thonë se në çfarë vendi do të na transferojnë, pra nuk tregohen transparentë me ne në këtë rast”, tha Çota.

Ai gjithashtu bëri një thirrje në emër të të gjithë komunitetit Egjiptjan dhe Rom, që përpara se të dalë akti administrativ i bashkisë të bëhet njoftimi I familjeve, ndërkohë të bëhet edhe procesi I konsultimit, 30 ditë para daljes së aktit administrativ të zhvendosjes.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385