INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Meta i ‘mbyll gojën’ këngëtarit italian: I dashur Morgan...

Ermal Meta i ‘mbyll gojën’ këngëtarit italian: I dashur Morgan...

Publikuar më: 17:04 03-02-2018

Epo një kompeticion si Sanremo vështirë se mund të zhvillohet pa polemika ku përveç sfidave artistike nuk mungojnë dhe fërkimet në mes të pranishmëve.

Dhe kur bëhet fjalë për polemika si mund të mungojë këngëtari italian Morgan apo siç njihet në art Marco Castoldi, i njohur masivisht për situatat konfliktuale që krijon.

Me sa duket ish-lideri i Bluvertigo-s, nuk e ka kapërcyer mospranimin e disatë në Festival, pas atij të 2010-ës që erdhi pas intervistës ku ai foli rreth përdorimit të drogës.

Dhe, pasi i kishte nxjerrë në shitje objektet personale në e-bay për të lënë në hije të shkuarën iu është kthyer sulmeve, me të njëjtin inat, këtë herë të drejtuar kundër Ermal Metës dhe Fabrizio Moro-s, kolegët e tij në Amici di Maria De Filippi, që ai e la në mes pas përplasjeve me produksionin.

Këtë herë, rasti për të ndezur debatin u krijua në një transmetim online. Si gjithmonë, flitet për muzikë dhe se kush do e fitojë Sanremo-n, kur shumë parashikime nxjerrin favoritë Ermal Metën dhe Fabrizio Moro-n, në garë, bashkë, me këngën “Non mi avete fatto niente”, sipas bastvënësve.

“Pra, Sanremo-n e Baglioni-t e fiton Fabrizio Moro, që është me Ermal Merdal. Meta desha të thosha, si Metadone”, ka thënë Morgan, ish-partneri i Asia Argento-s Morgan, kur "Merda", për ata që nuk kuptojnë italisht do të thotë "m*t" dhe metadoni, është një substancë që zakonisht përdoret për trajtimin e personave që po dezintoksikohen nga droga.

Po Ermali e ka treguar se është vërtet evropian dhe ka reaguar ne Tëitter me një postim drejtuar Morganit.

“I dashur Morgan, vite më parë në një intervistë ke thënë 'nëse nuk dua njeriun, nuk dua artistin'. Shpresoj që të jesh krenar për njeriun që je. Unë për veten jam, edhe nëse ti më quan Merdal ose Metadone. Por nuk kuptoj përse, sepse nuk jam specialist në asnjërën nga të dyja”, shkruan këngëtari shqiptar në postimin e tij.

                

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605