INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ermal Fejzullahu pëson sulm të rëndë'/ Këngëtari lajmërohet pas lajmit që tronditi fansat!

'Ermal Fejzullahu pëson sulm të rëndë'/ Këngëtari lajmërohet pas lajmit që tronditi fansat!

Publikuar më: 18:30 08-11-2021

“Lajmet e rreme” është njëra nga ankesat e shpeshta të të famshmëve shqiptarë, emri i të cilëve është lakuar shpesh për ngjarje që nuk kanë të bëjnë me realitetin duke shqetësuar familjarët dhe rrethin e ngushtë të tyre së pari e pastaj edhe publikun.

Kjo i ndodhi së fundmi Ermal Fejzullahut, emri i të cilit u përmend në një lajm aspak të kënfdshëm duke raportuar se këngëtari ka pësuar sulm të rëndë.

Pas shqetësimit që ky lajm ka shkaktuar tek rrethi dhe publiku i Ermalit, ai ka reaguar duke demantuar atë.

“Nuk e di qysh ju vjen turp portaleve të tilla, turpi i botës. Jam shëndosh e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin, kjo është marri”, ka shkruar i revoltuar Ermali.

 
Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605