INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erald Kapri: Deklarata e Pavarësisë ndodhet në Shqipëri [VIDEO]

Erald Kapri: Deklarata e Pavarësisë ndodhet në Shqipëri [VIDEO]

Publikuar më: 20:50 29-11-2017

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, shkrimtari i librit “Sekretet e Luftës” Erald Kapri ka bërë një deklaratë shumë të bukur dhe me interes për të gjithë shqiptarët.
Ai ka thënë në emisionin Kolaudim se Deklarata e Pavarësisë ndodhet në Shqipëri, sipas tij deklarata nuk ka humbur, por fshihet diku në Shqipëri. Këtë fakt ai e mbështet duke thënë se në vitin ’62, kanë gjetur gjurmë të “Deklaratës së Pavarësisë” që ndodhet në vendin tonë.
“Jo ajo nuk ka humbur fshihet diku në Shqipëri, besoj se do të gjendet shumë shpejt. I fundit që e ka pasur në dorë ka qenë Lef Nosi. Unë nuk mund të flas para kohe por mund të them disa detaje interesante sepse disa studiues ose më saktë njëri prej tyre po e hulumton, ai ka gjetur disa gjurmë të saj në vitin ’62 në Shqipëri dhe mendohet që e ka një person në Shqipëri, por që do duhet edhe pak kohë që të dali”, ka thënë Kapri.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215