INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era vërteton se është

Era vërteton se është "real dhe jo plastic"

Publikuar më: 16:18 03-05-2016

Është një periudhë magjike për bukuroshen e talentuar, e cila po e korr suksesin nga të gjitha anët.

Suksesi në vendin e saj është fare normalitet, por tashmë as ai ndërkombëtar nuk përbën diçka të re. Duke filluar që nga vendet fqinje deri në Amerikë, të gjithë e vlerësojnë këngëtaren me origjinë shqiptare. Vlerësim ky që është konvertuar edhe në klikimet në YouTube. Era numëronte diku tek rreth 30 milionë shikime në YouTube kur video e saj u fshi, vetëm për t’u rihedhur më pas në kanalin zyrtar të Ultra Music. Dhe duket se nuk ka qenë aspak problem për motrën e vogël të Norës që të përsërisë veten, duke e arritur këtë shifër për ehrë të dytë. Dhe gjasat janë që të vazhdojë të rritet.

Për hir të së vërtetës klikimet në artistët shqiptarë nuk mungojnë, por shpesh herë janë vënë në dyshim për shifrat në dukje të ekzagjeruara dhe mundësisë që ekziston për t’i blerë këto klikime. por ky nuk është rasti i Erës, pasi koha e vërtetoi më së mirë që suksesi i saj si artiste ishte “real dhe jo plastic”.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999