INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja mbi albumin e Era Istrefit [FOTO]

Detaje të reja mbi albumin e Era Istrefit [FOTO]

Publikuar më: 12:26 10-11-2016

Këngëtarja e talentuar që tashmë po njihet në gjithë botën ka ndarë me fansat diçka të re.

Në një intervistë për portalin britanik That Grape Juice, ajo ka folur për muzikën e saj dhe konkretisht për albumin më të ri që do hedhë në treg. Era ka pohuar momentalisht është duke punuar për këtë album,iI cili sipas saj do të përmbajë shtatë këngë. Gjithashtu ajo ka shtuar se është gjithë kohës duke i lënë hapësirë vetes së saj për të eksploruar zhanre të reja muzikore si dhe të shkruajë tekste këngësh me sinqeritetin e saj më të madh. E entuziasmuar për projektin e saj të ri, ajo ndihet…pa limite.

Kujtojmë se këngëtarja 22-vjeçare është duke shijuar ende suksesin e hitit të saj “Bon Bon”, i cili ka arritur mbi 211 milionë klikime në YouTube.

era-istrefi-that-grape-juice-600x900.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043470859527588