INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Kur del kënga e re? Jua thotë vetë Era Istrefi! [FOTO]

Kur del kënga e re? Jua thotë vetë Era Istrefi! [FOTO]

Publikuar më: 10:58 27-06-2017

Surprizë pas surprize! 

Ndonëse jemi mësuar që artistët projektet e reja t'i mbajnë sekret, Era Istrefi nuk e ka problem të zbulojë disa detaje nga hiti i ri. Gjatë një interviste të sinqertë për revistën online \"The Stylegazer\", përpos performancës së saj në paradën e përvitshme të komunitetit LGBTQ, Era ka folur edhe rreth këngës së re që do të pasojë \"Redrum\". E pyetur nëse ka ndonjë singëll të ri gati, këngëtarja është përgjigjur pozitivisht. Teksa ka theksuar faktin se nuk i pëlqen të japë premtime boshe, Era ka pranuar se në fund të kësaj vere fansat do të kenë në duar singëllin e ri. Madje ajo ka vazhduar edhe më tej duke shprehur se kënga nuk ka lidhje me parardhësen e saj e cila ishte baladë, por do të jetë më ritmike dhe më e kërcyeshme. \"FUN\" e ka përshkruar Era Istrefi projektin e rradhës, dhe kur bëhet fjalë për \"fun\" Era di ta bëjë më së miri!  

\"Era.jpg\"