INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse Beyonce është mbretëresha e Billboard

Ja pse Beyonce është mbretëresha e Billboard

Publikuar më: 11:39 03-05-2016

Klasifikimi i përjavshëm i Billboard ka vërtetuar se njerëzit jo vetëm po flasin për albumin "Lemonade" të Beyonce, por gjithashtu po e blejnë atë.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani albumi ka shitur 850 mijë kopje dhe është dëgjuar online plot 115 milionë herë. Kështu artistja ia ka dalë të ngjisë në vend të parë edhe albumin e saj të gjashtë, kenget e te cilit per cudi jane te gjitha pjese e Billboard 100. Megjithatë nuk mbaron me kaq pasi suksesi i këtij albumi, brenda një jave, bëri që Beyonce të thyejë një rekord të ri muzikor duke u cilësuar si artistja e parë që arrin të debutojë gjashtë albumet e saj direkt në vend të parë në Billboard 200. Sukseset saj të mëparshme janë albumi i vetëtitulluar i vitit 2013-të, ai i vitit 2011-të "4", "I Am Sasha Fierce" i vitit 2008-të, "B'day" i 2006-tës dhe "Dangerously In Love" i vitit 2003!

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594