INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi i vuri ''flakën'' Tiranës për ditëlindjen e saj, por kush ishte e ftuara speciale? Këngëtarja shumë e dashur për ju! [VIDEO]

Era Istrefi i vuri ''flakën'' Tiranës për ditëlindjen e saj, por kush ishte e ftuara speciale? Këngëtarja shumë e dashur për ju! [VIDEO]

Publikuar më: 09:17 05-07-2019

Këngëtarja Era Istrefi nuk ka të ndalur me sukseset e saj në muzikë, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare. Megjithëse shumë e re në moshë, Era ka pasur një karrierë të suksesshmë në muzikë, ndërkohë që kulmin e saj e pasi me këngën “Live it up”, kënga zyrtare e “Botërorit 2018”, që u zhvillua në Rusi.

Por kënga e saj më e njohur në gjithë botën është “Bon Bon”, e cila ka arritur miliona klikime në You Tube. Ditën e djeshme, Era ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të dhe kjo ditë e veçantë për të e gjeti në Tiranë.
Ajo festoi me publikun shqiptar në sheshin Skënderbej, në një koncert ku përformoi me emra të njohur të muzikës shqiptare, si Xhensila Myrtezaj, Nora Istrefi, etj.

Motra e saj, së bashku me bashkëshortin Robert Berisha kishin menduar që ta surprizonin në prapaskenë duke shkuar me stafin dhe me një tortë për ti uruar ditëlindjen. Era i dha humor suprizës duke thënë: “A po don naj kush me ja hedh në fytyrë”, duke iu referuar tortës.

Më pas, një festë e madhe e priste këngëtaren me të ftuar nga Kosova dhe Tirana. Nuk mungoi as një e ftuar speciale, mike e Erës, Elvana Gjata e cila ishte bërë shumë elegante!

evlana from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828