INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’do ketë HEC-e mbi Osum, Ministria e Energjetikës prish kontratat

S’do ketë HEC-e mbi Osum, Ministria e Energjetikës prish kontratat

Publikuar më: 12:51 19-02-2018

Nisin procedurat për zgjidhjen e kontratës me kompanitë konçesinare që kishin fituar të drejtën për ndërtimin e dy hidrocentraleve në lumin Osum. Është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që lajmëron se ka nisur prishjen e njëanshme të kontratës. Arritja në këtë vendim është pasojë e shqyrtimit të të gjithë dokumentacioneve, në të cilat thuhet se ndërtimi i këtyre HEC-ve cënon mjedisin e kësaj zonë.
Njoftimi i Ministrisë:
Bazuar në nenin 12 “Zgjidhja e kontratës së koncesionit” të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit.
Historia e projekteve për ndërtimin e 2 HEC në lumin Osum, një zonë e mbrojtur mjedisore, ka nisur që në shtator të vitit 2013, ku qeveria e Sali Berishës firmosi 2 kontrata konçesionare. Por me ndërrimin e qeverisë projekti u ndalua dhe qëndroi në heshtje. Në vitin 2015 kompania konçesionare arriti të marrë lejen mjedisore për nisjen e punimeve, të cilat nuk filluan brenda 2 viteve. Mësohet se në 2016 qeveria nisi sërish negociatat për ndërtimin e dy HEC-ve mbi lumin Osum, me një kompani e cila në fakt ishte bashkim i dy firmave që kishin fituar koncesionin nga qeveria e ish kryeministrit Berisha. Edhe pse në heshtje dhe në terr informativ, mësohet se qeveria e Edi Ramë i hapi rrugë sërish ndërtimit të hidrocentralit në fund të vitit të shkuar. Por ky vendim hasi në kundërshtinë e grupeve të interesit por dhe të ministrit të mjedisit Klosi, i cili refuzoi dhënien e lejes mjedisore, madje shkoi dhe më tej kur kërkoi anullimin e këtyre lejeve konçesionare. Pas debatit publik ishte kryeministri që lajmëroi se këto projekte nuk do të lejohen të ndërtohen, ndërsa sot është ministria që lajmëron prishjen e njëanshme të kontratës konçesinare.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762