INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eneda Tarifa me deklaratë si asnjëherë më parë: ‘Ai është një nga njerëzit më të përkushtuar...’[FOTO]

Eneda Tarifa me deklaratë si asnjëherë më parë: ‘Ai është një nga njerëzit më të përkushtuar...’[FOTO]

Publikuar më: 18:42 18-02-2018

Lajmi i ndarjes së këngëtares Eneda Tarifa nga bashkëshorti, ka qenë një nga lajmet më të bujshme dhe më të diskutuara në faqet e medieve rozë.

Dhe pikërisht ky fakt e ka mërzitur këngëtaren e cila u shpreh e irrituar në emisionin PopCulture për faktin se është abuzuar shumë me këtë histori.

Diçka që bëri përshtypje ishte fakti se këngëtarja fliste me nota nostalgjie për të shkuarën e saj duke e cilësuar si një histori e bukur.

Së fundmi, Eneda ka reaguar sërish dhe këtë herë me një postim në Instagram, në lidhje me titujt e pak ditëve më parë.

E ftuar në një aktivitet bamirësie, Eneda lexoi historinë e një gruaje të dhunuar, gjë që nga shumë media u interpretua si historia e saj, duke aluduar se shkak për ndarjen ishte bërë dhuna e partnerit të saj.

“Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti.

Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!”-është shprehur këngëtarja e famshme.

Eneda nuk përdor termin “ish” kur flet për Erjon Zaloshnjen dhe e ilustron me petkun e disa epiteteve pozitive si “i qetë, i përkushtuar, intelektual i mirë”.

Të jenë ndarë apo është thjesht një ngjarje e stisur?

Përsëri mister...

xft_hyse45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040991306304932