INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emri i Maqedonisë, grekët në protestë [FOTO]

Emri i Maqedonisë, grekët në protestë [FOTO]

Publikuar më: 15:17 04-02-2018

Organizatorët në Greqi kanë premtuar se do të mbajnë një protestë në Athinë gjatë ditës së sotme, për t’i bërë thirrje qeverisë që të mos bëjë kompromis në kontestin e emrit që ka ky vend me Maqedoninë.

Zëdhënësi i organizimit të protestës, Michalis Patsikas, u tha gazetarëve se protesta do të jetë “madhështore dhe diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë”.

Rreth 1 milionë qytetarë kanë dalë në rrugët e Athinës ndërsa mbajnë pankarta 'Jo emri Maqedoni' teksa janë angazhuar me mijëra forca policore.

Greqia përballet një kohë të gjatë me konfliktin për emrin me vendin fqinj për emrin “Maqedonia”.

Kjo ndodhi pas Maqedonia fitoi pavarësinë më 1991.

Liderët e të dy vendeve kanë thënë se kanë arritur përparim në zgjidhjen e problemit, duke përmendur shtimin e ndonjë prej parashtesave “e madhe” “e re” apo “veriore” në emrin e Maqedonisë.

6.jpg

5.jpg

4.jpg

3.jpg

 

greqi.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223