Ata janë një ndër çiftet më të lumtur në showbiz dhe këtë e tregojnë me postimet e shpeshta që bëjnë.
Megjithatë Emina Cunmulaj këtë herë ka menduar të provokojë bashkëshortin me një pyetje të bërë në WhatsApp të cilën më pas e ka publikuar në Instastorie. Teksa i ka dërguar një foto të një femre me flokë të shkurtra, e pyet se nëse edhe ajo do t’i priste ashtu a do ta divorconte? Përgjigjia e tij ka qenë një ‘Po’, e prerë. Edhe pse modelja më pas ka tentuar ta bindë, nuk ia ka arritur. “Po përpiqem ta bind, por nuk po shkon dhe aq mirë”, shkruan ajo me shaka.









10 Dec 2025 





