INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emina Cunmulaj na prezanton me projektin e ri...[FOTO]

Emina Cunmulaj na prezanton me projektin e ri...[FOTO]

Publikuar më: 09:21 22-12-2017

Dhe pikërisht pas lajmërimit se ishte në pritje të fëmijës së dytë modelja Emina Cunmulaj vjen përsëri me të reja.

Në një foto të postuar së fundmi në Instagram modelja shqiptare, e cila shfaqet në forma perfekte fizike e veshur me një fustan të kuq, bën me dije se tashmë ka nisur një projekt të ri.

Foto e publikuar nga modelja, e cila shkruan “Kur retë të prekin”, është realizuar në Malibu, e ndoshta pikërisht këtu do të marrë jetë projekti i saj i ri.

Modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila është e martuar me bilionerin, Sam Nazarian, është nënë e një vajze, ndërkohë që së shpejti pritet të vijë në jetë edhe fëmija i saj i dytë i cili është djalë.

dfj_0e3.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0025060176849365