INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata zbulon projektin e madh që ka lidhje me Shqipërinë, po Flor Mumajesi ku? [FOTO]

Elvana Gjata zbulon projektin e madh që ka lidhje me Shqipërinë, po Flor Mumajesi ku? [FOTO]

Publikuar më: 22:11 27-01-2018

Pasi filloi karrierën e saj larg Shqipërisë, Elvana Gjata do të rikthehet sërish në vendin tonë. Jo më me një këngë ndërkombëtare, por me një koncert të gjallë, në Tiranë. Nga burime për “Jo vetëm modë” është mësuar se Elvana është gati për një koncert recital krejtësisht live.

Por këngëtarja e talentuar shqiptare siç duket do të rikthehet edhe me një këngë të re në gjuhën shqipe. Mësohet se Elvana ka regjistruar këngën e re me një kompozitor të ri të talentuar, , pa bërë publik emrin e krijuesit të ri, që ka zëvendësuar tashmë kompozitorin e vetëm shqiptar me të cilin Elvana ka bashkëpunuar deri më tani në karrierën e saj, Flori Mumajesi. Krijuesi i hiteve të artistes me siguri do të jetë po aq kurioz sa ne, sesi do të vijë Elvana me bashkëpunëtorin e saj të ri!

Sigurisht enigmë deri atëherë është fakti se a do të interpretojë ajo këngët e realizuara nga Flori?!

vanagj.png

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312