U bë bionde dhe na habiti të gjithëve me ndryshimin e saj.
E kemi fjalën për këngëtaren Elhaida Dani e cila me ndryshimin e saj solli një vizion të ri për imazhin e Elhaidës në publik ku edhe pse bionde u pëlqye nga fansat.
Por mesa duket Elhaida e ka nisur maratonën e ndryshimeve dhe vështirë se do të ndaloj për momentin.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram ku duket se i ka prerë flokët shkurt duke bërë një ndryshim edhe më drastik. Elhaida me anë të kësaj fotoje njofton se sapo ka shkruar këngën e saj më të re.
"Sapo shkruajta një këngë të re", shkruan Elhaida ndërsa fansat me anë të komenteve kanë treguar se kanë mbetur të habitur nga ky look i ri i këngëtares.
Epo nëse e keni pasur pak të vështirë të mësoheni me një Elhaida bionde tani me këtë prerje të re flokësh duhet të përpiqeni edhe pak më shumë që të bëni diferencën...








28 Nov 2025 





