INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekonomia shqiptare në 2018! Eksperti Zef Preçi për IN News, qeveria nuk mendoi për shtresat në nevojë[VIDEO]

Publikuar më: 14:59 01-01-2019

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi në një analizë të situatës ekonomike, thotë se 2018 ishte një vit i vështirë për qytetarët shqiptarë.

Ai veçoi një performancë të dobët fiskale dhe shkallë të lartë informaliteti.
Në një analizë të detajuar për IN Tv sipas tij shqetësuese është dhe dobësimi i monedhës evropiane, të cilët në fakt Zef Preçi e lidh me fuqizimin e grupeve kriminale.
“Aktivitetet kriminale të kanabisit dhe trafikut të kokainës kanë dobësuar Euron,” sqaroi Preçi.
Duke bërë analizën e 2018 eksperti i ekonomisë shfaqet skeptik edhe për Vitin e Ri duke theksuar se vendimi i qeverisë për taksën e pronave do të varfërojë edhe më tej shtresat në nevojë. Eksperti Preçit bëri me dije se situata ekonomike nuk ndihmoi as rritjen e pagave për disa kategori të caktuara.
Zef Preçi në këtë fillim vit bëri dhe një apel për të rinjtë: Të ketë më shumë dhe shpresë, brezi i ri të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tij!

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666