INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fenomeni i ri “Rafael”/I ftohti mbërthen Greqinë

Fenomeni i ri “Rafael”/I ftohti mbërthen Greqinë

Publikuar më: 14:42 01-01-2019

Një fenomeni i quajtur “Rafael” ka mbërthyer Greqinë. Vendi është përfshirë nga moti i keq.

Dëbora ka zbardhur një pjesë të madhe të Greqisë, duke paralizuar trafikun në disa akse të rëndësishme rrugore.
Athinë-Patra, Athinë-Korinth, Larisa, Peloponez dhe Trikala janë akset rrugore të pakalueshme apo të kalueshme me vështirësi për shkak të borës, trashësia e së cilës ka shkuar deri në 20 cm.
Ndërsa era e fortë ka shkaktuar probleme në lundrim si dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa qytete.
Sipas meteorologëve moti i keq do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa përmirësime do të vihen re të mërkurën. Temperatura të ulëta deri në -4 gradë janë regjistruar në disa qytete.
Fenomeni “Rafael” shkakton lëvizjen e masave të ftohta të ajrit, duke sjellë të ftohtin polar.

Article Logic
Execution time: 0.0029900074005127