INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tirana pushtohet për Vitin e Ri nga emigrantë dhe të huaj! Çfarë presin shqiptarët nga 2019?[VIDEO]

Publikuar më: 14:28 01-01-2019

Me qindra shqiptarë kanë festuar natën e ndërrimit të viteve në qendër të kryeqytetit. Ora 00.00 është pritur me një koncert dhe me spektakël fishekzjarresh. Për IN News qytetarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendin kanë ndarë urime dhe kanë folur për dëshirat që kanë për 2019.

“Sot kam ardhur nga Holanda dhe pres më shumë mbarësi,” tha një emigrant.
“Pres rezultate sa më të mira në shkollë. Gëzuar!,” uroi një vajzë.
Ndërsa një emigrant i kthyer për festa tha: “Kjo qeveri të ndryshojë diçka. Jam refugjat, ka shumë varfëri!”
“Sa më shumë punë për të rinjtë, që mos të ikin jashtë,” kërkoi përmes kameras të IN News një i ri.
Po teksa shumë shqiptarë kanë zgjedhur të kalojnë festat jashtë vendit, ka plot të huaj që e kaluan natën e ndërrimit të viteve në Tiranë. Kamera e IN Tv hasi brazilianë, italianë dhe filipinas.
“Jam nga San Paolo, Brazil. Jam shumë i gëzuar që jam këtu. Urime! Festë e mrekullueshme,” tha një brazilian.
Edhe qendrat e qyteteve të tjera të vendit u mbushën me qytetarë, të cilët shijuan spektakle fishekzjarrësh dhe ndanë urime me njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496