INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qeveria në 2018 ndihmoi me më pak para të varfërit! Argumentat...[VIDEO]

Publikuar më: 10:33 31-12-2018

Numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike ka rënë përgjatë gjithë vitit. Po më shumë rënie ka patur në tremujorit të tretë të vitit, ndërkohë është ulur edhe pagesa mujore e ndihmës ekonomike për familje. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në tremujorin e tretë të vitit u trajtuan me ndihmë ekonomikë 52.9 mijë familje në të gjithë vendin, ose 174 familje më pak se në tremujorin e dytë. Në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë numri i familjeve që u trajtuan me ndihmë ekonomike ishte 34% më i ulët, ose 27.5 mijë familje më pak.
Në tremujorin e tretë pagesa mujore e ndihmës ekonomike ra me 3% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2018. Të dhënat zyrtare tregojnë se masa mujore mesatare e ndihmës ekonomike në tremujorin e tretë ishte 5.081 lekë nga 5.247 lekë që ishte në tremujorin e dytë.
Në fillim të vitit të kaluar qeveria aplikoi një reformë në ndihmën ekonomike e cila do të reduktonte numrin e përfituesve me qëllim rritjen e përfitimeve për familjet me nevoja ekstreme. Por duket se skema ka funksionuar vetëm në njërën anë, në atë të përjashtimit nga ndihma.

Article Logic
Execution time: 0.0038888454437256