INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama “shfaqet” pas protestës së madhe, shihni çfarë shkruan [FOTO]

Edi Rama “shfaqet” pas protestës së madhe, shihni çfarë shkruan [FOTO]

Publikuar më: 18:58 27-01-2018

Ditën e sotme në protestën e opozitës së bashkuar morën pjesë qindra mijëra shqiptarë të cilët ishin mbledhur kundër qeverisë “Rama 2” dhe të gjithë njëzëri kërkonin largimin e kryeministrit Rama. 

Fatmirësisht, protesta e cila zgjati gati 2 orë ishte e qetë dhe pa incidente, ndërkohë që kryeministri Edi Rama përgjatë gjithë ditës së sotme ka heshtur dhe nuk ka patur asnjë reagim prej tij lidhur me protestën e opozitës së bashkuar.

Para pak minutash, Rama “bëhet i gjallë” dhe poston në profilin e tij në facebook një fotoalbum nga punimet e Forumit Ekonomik Botëror, Davos 2018. 

“Fotoalbumi i punimeve në Forumin Ekonomik Botëror, Davos 2018”, shkruan Rama dhe poston një sërë fotosh nga takimet me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, nga John Kerry te Aleksandër Vuçic. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se për protestën e sotme nuk ka shkruar asnjë fjalë.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713