INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi i Përputhen zbulon si e mbrojti Alvisën nga Hyseni:‘’E kapi me dhunë, unë e…”

Edi i Përputhen zbulon si e mbrojti Alvisën nga Hyseni:‘’E kapi me dhunë, unë e…”

Publikuar më: 14:28 08-11-2021

Alvisa Qarri dhe Hysen Rama janë dy nga personazhet më të përfolur të ditëve të fundit, Dyshja që dikur kishin një lidhje bashkë, puntatën e fundit të prime hodhën akuza kundrejt njëri-tjetrit.

Gjersa Hyseni e akuzoi për tradhëti duke pretenduar se ishin rilidhur, në anën tjetër Alvisa mohoi një gjë të tillë duke akuzuar Hysenin se ka përdodur dhunë ndaj saj, madje i tregoi edhe Borës një foto që për publikun nuk u zbulua.

Një pjesë e madhe e konkurrentëve përfshi Arianin akuzuan Alvisën duke e quajtur mashtruese ndërkohë pas zbulimit të saj se gjithçka ka ndodhur nga frika dhe dhuna sistematike e shantazhet një pjesë e madhe i dolën krah ditëve në vijim përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë Eduard Kuçi njëri nga konkurrentët, i cili tashmë është i larguar nga programi që foli për këtë ngjarje duke zbuluar një episod që publiku nuk e kishte parë.

Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kap me dhunë në prapaskenë.

‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thash femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe me tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje’’, tregon Edi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042998790740967