Prej muajsh tashmë Mozzik dhe Loredana kanë bërë publike ndarjen e tyre, por vajza Hana i mban gjithmonë në kontakt dyshen në fjalë.
Ditët e karantinës reperi i njohur Mozzik po i kalon në Kosovë, ndërsa ish partnerja e tij ndodhet në Zvicër së bashku me të voglën e tyre Hanën. E ndodhur larg të atit, Hana ka filluar të ndjejë mall për të.
Loredana ka publikuar në Instastory një video të Hanës e cila sheh një foto të Mozzikut dhe Loredanës e afrohet për ta puthur.
\"Puthje për babain\", ka shkruar Loredana krahas postimit dhe gëzimi duket në sytë e Hanës.
Edhe pse disa herë kanë hedhur thumba për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në intervista të ndryshme, por edhe në këngë, Loredana nuk resht së treguar dashurinë dhe gëzimin kur Hana sheh të atin. Nuk është hera e parë që reperja bën këtë veprim e me shumë mundësi s’do jetë as e fundit.
![Edhe pse të ndarë, LOREDANA nuk resht së treguari dashurinë e Hanës për babain MOZZIK! [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/9c0b8d1ee575adac7f5c905584283406_L.jpg)