INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tha publikisht se është GAY, flet biznesmeni shqiptarë: Si e priti babi im?

E tha publikisht se është GAY, flet biznesmeni shqiptarë: Si e priti babi im?

Publikuar më: 22:03 01-02-2018

Biznesmeni i njohur shqiptarë Elton Ilirjani, është një ndër më të njohurit në vend dhe shkak për këtë është bërë prirja e tij seksuale. Ai e ka deklaruar disa herë publikisht se është GAY.

I ftuar pasditen e sotme tek "Rudina"  Elton Ilirjani, i pyetur nga Rudina Magjistari si e mori vesh familja, si ka qenë përballja me ta, Ilirjani tregoi se familja e kishte marrë vesh orientimin e tij seksual nga një letër e cila kishte bërë bujë.

“Unë simpatizoja dikë dhe i nisa një letër. Ajo letër u bë bujë dhe e morën vesh të gjithë, edhe familja ime. Pas atij momentin babi im më pyeti: Ç’ishte ajo letër? Dhe i tregova se ishte për dikë që kam simpati. Ai u trondit, nuk iu bë qejfi sigurisht dhe më tha: Kjo që ke nisur të bësh është zgjedhja më e vështirë në Shqipëri.

Mamaja e kishte më të vështirë ta pranonte, nuk më ka thënë kurrë asgjë, por unë e ndjeja. Kushërira ime në fshat Brunilda ka qenë mbështetje e madhe dhe kur rrija me të isha krejtësisht i qetë”, tregoi Ilirjani.

78722-640-0-5a73514cbd150.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598