INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë,vetëvritet djali i ish-kryeministrit turk [VIDEO]

E rëndë,vetëvritet djali i ish-kryeministrit turk [VIDEO]

Publikuar më: 11:57 17-12-2017

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë ku djali i ish kryeministrit Mesut Yilmaz, Yavuz Ylimaz mendohet se ka vrarë veten me një plumb në kokë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme por është zbuluar ditën e sotme kur shoferi ka shkuar tek shtëpia e tij, ka trokitur, dhe kur sia ka hapur dikush ka lajmëruar përgjegjësit e rezidencës ku jetonte viktima, pasi kanë hyrë brenda kanë gjetur Yavuz Ylimaz të mbuluar në gjak dhe me armën e të atit pranë.

Ish kryeministri Mesut bashkë me bashkëshorten e tij mësohet se ishin për një vizitë në SHBA dhe pasi kanë marrë lajmin janë rikthyer menjëherë.

Policia turke njofton se po heton ngjarën dhe se nga provat e para mendohet se është një vetëvrasje.

 

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333