INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për lidhjen me modelen e klipit të tij, Ardian Bujupi përgjigjet si Mozzik-u për Loredanën [FOTO]

E pyesin për lidhjen me modelen e klipit të tij, Ardian Bujupi përgjigjet si Mozzik-u për Loredanën [FOTO]

Publikuar më: 11:35 16-07-2020

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar me jetën e tij private. Mirëpo prej nga muaji qershor, ai po përflitet për një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Sabrine Khan. Ajo është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani. Sabrine është gjithashtu protagoniste në klipin e Ardianit, me titull "Modela". Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, mirëpo së fundmi këngëtari ka treguar se mes tyre nuk ka lindur ende një romancë.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur rreth marrëdhënies së tij me Sabrinën dhe ai është shprehur se janë vetëm shokë. "Qik t'hallës (Thjesht shokë deri tani)", ka shkruar Ardiani në një postim në Instastory.

bbb.jpg

 

Kujtojmë që të njejtën përgjigje ka dhënë Mozzik dikur kur e pyesnin për romancën me Loredanën, mirëpo e vërteta rezultoi ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627