INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin kush janë “peshqit e mëdhenj”, Presidenti Meta përgjigjet kështu

E pyesin kush janë “peshqit e mëdhenj”, Presidenti Meta përgjigjet kështu

Publikuar më: 00:10 09-01-2018

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse ka dijeni për "peshqit e mëdhenj" që do arrestohen në janar, sipas paralajmërimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, presidenti Ilir Meta u shpreh se të gjithë presin funksionimin e ligjit dhe drejtësisë.

Meta u përgjigj përmes batutës se nuk i përket shenjës së ujorit që t'i dijë "peshqit e mëdhenj" për të cilët flet ambasadori amerikan. "Nuk kam asnjë dijeni. Të gjithë presin që ky sistem të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Nuk mund të komentoj. Për më tepër që nuk jam shenja e ujorit që t'i di peshqit", tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar largimin e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako, por ka zgjedhur të flasë më shumë për pasuesin e tij dhe integritetin që ai duhet të ketë në këtë detyrë të rëndësishme.
“Për mua është e rëndësishme që të zgjidhet në krye të policisë një njeri me integritet sa më ta lartë. Ajo mbetet për të parë në të ardhëm është forcimi midis institucioneve në vend për një luftë ndaj krimit dhe kanabisit,” tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326