INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara juaj? As Mozzik, as Tayna, as Dafina, ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

E preferuara juaj? As Mozzik, as Tayna, as Dafina, ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 17:33 16-01-2021

Është bërë pothuajse si “minirubrikë” në inlife.al që zakonisht fundjavave ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët dhe këtë detaj do ua tregojmë edhe sot.

Javët e fundit janë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit shqiptarë dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Bëhet fjalë për projektin e fundit të Noizyt “Njëherë e mirë”.

Një ditë më parë, Noizy publikoi projektin e shumëpritur që mban titullin “Njëherë e mirë”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku e cila deri më tani ka arritur të grumbullojë më shumë se 2 milion klikime në Youtube.

Ndërkohë që në Shqipëri është numër 1 në trending, si kënga që po dëgjohet më së shumti nga shqiptarët.

“Njëherë e mirë” po bën namin dhe nëpër Europë, pasi renditet e para në trending në Itali, e 9-ta Gjermani dhe e 5-ta në Austri.

Sigurisht, Noizy nuk mund të mos ishte i lumtur për këtë sukses, lajm të cilin e ka ndarë vetë me ndjekësit në rrjete sociale.

noan.png

Article Logic
Execution time: 0.0019271373748779