INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Askush nuk…”/ Pasi bëri veprimin e papritur ndaj Loredanës, Capital T sapo thumboi sërish Mozzik-un?!

“Askush nuk…”/ Pasi bëri veprimin e papritur ndaj Loredanës, Capital T sapo thumboi sërish Mozzik-un?!

Publikuar më: 11:32 06-01-2021

Vijon ende buja e diss-eve “Mozzik-Capital T” dhe nuk e dimë se kur do sqarohet. Nëse ju kujtohet, në muajin dhjetor vetëm një ditë pas freestyle të Capital T, Loredana e hoqi atë menjëherë nga lista e personave që ndiqte në Instagram.

Ndërkohë, mori vëmendje fakti se reperi nuk veproi si ajo. Ai vijoi ta ndiqte atë për disa javë, edhe pasi Loredana e hoqi. Megjithatë, pas ‘ringjalljes së konfliktit’ të dy reperëve dhe rikthimit të diss-eve, edhe Capital T e ka hequr Loredanën nga Instagrami. Vihet re se ai nuk e ndjek më reperen dhe si duket situata është vërtetë e nxehtë.

Në postimet e fundit në InstaStory, Capital T është shprehur se po tregon të vërtetën, ndaj ka marrë kaq shumë urrejtje. Megjithatë, ai i kërkon publikut ta besojë në ato që po thotë, pasi këtu me siguri ka diçka më shumë që djemtë s’preferojnë të na e tregojnë.

“Askush nuk urrehet më shumë se ai që flet të vërtetën”- ishte shprehja e publikuar në llogarinë e Kapos, e cila pasoi me një tjetër story “Shh, besim”.

 dddd.jpg

Të jetë një përgjigje për deklaratat e Mozzik?

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709