INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas “DISS-eve” me Mozzik, Capital T bën veprimin e PAPRITUR për Loredanën! [FOTO]

Pas “DISS-eve” me Mozzik, Capital T bën veprimin e PAPRITUR për Loredanën! [FOTO]

Publikuar më: 11:35 05-01-2021

Capital T dhe Mozzik ka kohë tashmë që na kanë bërë kokën lëmsh. Ata gjatë muajve të fundit kanë qenë duke thumbuar njëri tjetrin herë publikisht e herë me Instastory apo thënje të ndryshme.

Së fundi ishte Mozzik ai që thumboi atë duke thënë publikisht se ai njihet për talentin e tij dhe jo fytyrën apo pasurinë.(SHIKO KETU).

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak Capital T sepse ai natën e kaluar publikoi disa sekuenca nga ‘diss-i’ i Eminem kundër Machine Gun Kelly ku thotë se ai është i pasur mjaftueshëm sa për të djegur të holla para armiqve të tij. (SHIKO KETU).

Nuk dihet nëse ky konflikt mes tyre do të zgjasë më tutje por situata e tanishme nuk duket aspak e mire, pasi në këtë debat është përfshrë indirekt edhe Loredana.

Nëse ju kujtohet në muajin dhjetor vetëm një ditë pas freestyle të Capital T, Loredana e hoqi atë menjëherë nga lista e personave që ndiqte në Instagram.

Ndërkohë, mori vëmendje fakti se reperi nuk veproi si ajo. Ai vijoi ta ndiqte atë për disa javë edhe pasi Loredana e hoqi.

Megjithatë, pas ringjalljes së “konfliktit” të dy reperëve dhe rikthimit të diss-eve, edhe Capital T e ka hequr Loredanën nga Instagrami.

mg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104