INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo tregoi si u ribashkua me Loredanën?! Mozzik i thotë të gjitha me këtë postim! [FOTO]

Sapo tregoi si u ribashkua me Loredanën?! Mozzik i thotë të gjitha me këtë postim! [FOTO]

Publikuar më: 14:30 16-01-2021

Pak ditë më parë, reperi i njohur Mozzik deklaroi se ai dhe Loredana nuk janë ribashkuar. Mozzik tha se takohen shpesh, ama për hir të vajzës. Deklarata e tij u vu në dyshime kur Loredana publikoi pjesën e katërt të dokumentarit të saj. Ajo dhe reperi shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndjekësit në rrjete sociale janë të bindur se dyshja janë rikthyer, madje një veprim i Mozzikut i ka nxitur akoma më shumë. Ai ka publikuar në Instastory dy foto, një në të cilën shfaqet Bonnie & Clyde dhe një tjetër ku shfaqet Romeo & Juliet.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana kanë bërë dy këngë me këto personazhe, duke personifikuar veten

Sigurisht që gjithë këto shenja i ka çuar fansat të mendojnë se në fakt ata të dy janë ribashuar, por nuk po e pranojnë publikisht.

Madje një postim i fundit i Mozzik, i bëri fansat të dyshojnë sërish.

 Mozzik ka publikuar në Instagram një shprehje, me të cilën ndoshta ka treguar se si është ribashkuar me Loredanën.

mozzzzz.jpg

 

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127