INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ofendoi në sy të 1.6 milionë fansave, Rosela Gjylbegu i ka dy fjalë për Encën[FOTO]

E ofendoi në sy të 1.6 milionë fansave, Rosela Gjylbegu i ka dy fjalë për Encën[FOTO]

Publikuar më: 08:31 06-02-2018

E bujshme ishte ngjarja që përfshihu dy nga zërat më të njohur të muzikës shqiptare pikërisht Enca Haxhian dhe Rosela Gjylbegun, mes të cilave u shkaktua një sherr viral i cili bëri namin në Instagram.

Ishte pikërisht këngëtarja Rosela Gjylbegu e ftuar në emisionin “Shikoni kush luan” ku dhe u pyet se me kë këngëtare nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim, ndërsa Rosela u përgjigj “Enca”.

Kaq mjaftoi më pas dhe Enca reagoi ashpër në mediat sociale duke e ofenduar rëndë Roselën.

Ajo e quajti ‘gjyshe’ dhe në një video live foli me ironi duke e pyetur nëse është gjallë.

Ndërsa pas kësaj ka reaguar Rosela. Ndonëse këngëtarja nuk ka folur me emra postimet e saj të fundit hedhin dyshime se janë në adresë të Encës.

“Mund të isha bërë shumë gjëra, por zgjodha të jem vetevetja”, ka shkruar Rosela në një postim në facebook, që duket se ka si target pikërisht Encën.

swe45try_q3.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715