INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E motra cilësohet “mbretëresha e muzikës”, ai vetë është i pastrehë, ja se për kë bëhet fjalë...[FOTO]

E motra cilësohet “mbretëresha e muzikës”, ai vetë është i pastrehë, ja se për kë bëhet fjalë...[FOTO]

Publikuar më: 09:50 05-02-2018

Epo ndonjëherë jeta është aq e padrejtë sa edhe dy njerëz të së njëjtit gjak mund të ndodhen në situata krejt të ndryshme ekonomike.

I tillë është edhe rasti i Anthony Ciccone, 61 vjeç, i cili jeton në rrugët e Michigan prej shtatë vitesh.

Anthony është vëllai i madh i këngëtares me famë botërore, Madonna.

Prej kohësh ai ka pasur probleme me alkoolizmin dhe ka akuzuar të motrën se nuk kujdeset për të.

Megjithatë raportohet se tashmë ai është rikthyer në familje dhe po e merr veten. Këtë lajm e bëri të ditur vëllai tjetër, Christopher Ciccone, 57 vjeç.

Anthony jetonte poshtë një ure në Michigan, prej nga është edhe 59-vjeçarja Madonna.

Para gjashtë vitesh, Anthony akuzoi familjen e tij se nuk u intereson nëse është i gjallë apo i vdekur.

“Jam zero në sytë e tyre. Jam një turp për ta. Nëse vdes i ngirë, ata ndoshta nuk do interesohen edhe për gjashtë muaj. Babai im do ishte i lumtur nëse do vdisja nga hipotermia, kështu që nuk do shqetësoheshin më për mua”.

Duke folur për këngëtaren, ai tha: “Ajo nuk më ka dashur kurrë, as unë nuk e kam dashur. Nuk e donim njëri-tjetrin”.

dy_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034518241882324