INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikojnë për këtë DETAJ në foto, Sara Hoxha bën reagimin EPIK!

E kritikojnë për këtë DETAJ në foto, Sara Hoxha bën reagimin EPIK!

Publikuar më: 11:30 14-09-2021

Brenda një kohe të shkurtër Sara Hoxha u kthye në një nga personazhet më të dashura shqiptare. Ajo numëron rreth 370 mijë ndjekës në Instagram, ku është shumë aktive dhe ndan me ta foto dhe video të ndryshme. Sara ka zgjedhur të jetë pa filtra dhe vetvetja, gjë për të cilën vlerësohet shumë. E sigurisht jo nga të gjithë. Ditën e djeshme ajo postoi dy foto ku shihej e veshur casual dhe shumë cool:

Mirëpo, disa prej ndjekësve të saj nuk u kanë pëlqyer flokët e Sarës. Ndoshta as ju nuk po gjeni ndonjë problem te flokët që këtë herë ajo ka vendosur t’i lëjë të çrregullt, por ka nga ata që duan të shohin vetëm foto të kuruara e flokët të stiluara. “Vallaj bre Sar te shtëpia flokët kështu s’i la edhe jam plak po nejse bëj çfarë të duash veç desha me të tregu fytyrë publike rregullohu pak e marrtë dreqi se si këtu deutsche dukesh”- shkruan dikush.

Ndërkohë, dikush tjetët shkruan: “Sara ne nuk jemi askush për të komentuar por besoj dhe sa qef të kam për stilin këtu në këto dy foto ngjan skandal me këtë veshje dhe flokët ashtu!”

 20210913_212925.jpg

 

 

Këto komente i kanë rënë në sy edhe Sarës e cila ka bërë një reagim shumë epik siç bën gjithnjë. Ajo ka rishpërndarë fotot në Instastory duke shkruar me ironi “Mos nuk i kam rregulluar flokët këtu!”

Screenshot_20210913-000351_Instagram.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166