INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kopjoi ? Ylli Limani na ''fiksoi'' me këngën e re, por fansat mendojnë se është identike me këtë këngë të The Weeknd!

E kopjoi ? Ylli Limani na ''fiksoi'' me këngën e re, por fansat mendojnë se është identike me këtë këngë të The Weeknd!

Publikuar më: 11:30 25-09-2020

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për Ylli Limanin pasi ka festuar ditëlindjen e tij të 26-shtë. E teksa këngëtari festoi në ditën e tij të veçantë, Ylli ka rezervuar edhe një dhuratë për fansat e tij.

Ylli ka publikuar projektin më të ri nën titullin “Buzët e kuqe”, një këngë tipike e stilit të tij, por edhe pse u prit me shumë entuziazëm nga fansat e shumtë, ka diçka që ata e kanë vëne re.

 

Ndër shumë komente pozitive nën videon e publikuar në Youtube, disa theksuan edhe një ngjashmëri me këngën “Blinding Lights” nga këngëtari kanadez, The Weeknd.

Disa prej fansave janë të kënaqur që tashmë ka një “Weeknd Shqiptar”, disa e quajmë kokë e këmbë kopjim, e disa thonë se Ylli thjesht është inspiruar.

fiat.png

 

kopjn.png

Ndoshta Ylli do e tregojë nëse është inspiruar nga kjo këngë e këngëtarit kanadez, por deri atëherë le ta shijojmë këngën.

Article Logic
Execution time: 0.0070219039916992