INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Çfarë e lidh me Taynan? ''Sadna'', aktorja e dashur për shqiptarët befason me veprimin e saj! [FOTO]

WOW! Çfarë e lidh me Taynan? ''Sadna'', aktorja e dashur për shqiptarët befason me veprimin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 10:30 25-09-2020

Tayna është padiskutim një ndër reperet më të njohura shiqptare, e cila prej më shumë se dy vitesh ka realizuar disa projekte që janë kthyer menjëherë në hite. Edhe pse ka pak kohë në tregun muzikor shqiptar, Tayna synon tregun ndërkombëtar, madje duket se për të arritur këtë qëllim është më afër se kurrë, pasi reperja pak muaj më parë njoftoi nënshkrimin e një kontrate me kompaninë prestigjioze, Sony Music.

Ndërkohë që një këngë e saj është postuar në profilin e Sadnës. Aktorja indiane Sara Khan është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” i cili dikur theu rekorde shikueshmërie. Së fundmi aktorja ishte në vëmendje të mediave pasi u infektua me koronavirus, betejën me të cilin arriti ta kalojë. Tashmë Sara i është rikthyer postimeve të shumta në rrjete sociale dhe me njërin prej tyre ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve. Aktorja ka postuar një video ku shfaqet krah aktorit Angad Hasija i njohur si “Alek” dhe në sfond dëgjohet kënga e Taynës “Qeqe”. Nuk dihet ende nëse Sara është fanse e Taynës apo kjo ishte koiçidencë, por sigurisht ky veprim i ka gëzuar pa masë fansat shqiptar.

FC7F3C47-B738-4438-8D51-32AC031E755A-209x400.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396