INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na preku të gjithëve me këngët e tij, Yll Limani zbulon arsyen pse vuan [FOTO]

Na preku të gjithëve me këngët e tij, Yll Limani zbulon arsyen pse vuan [FOTO]

Publikuar më: 09:16 11-08-2019

Ylli Limani është padyshim një prej këngëtarëve më të talentuar por dhe më të dashur për publikun shqiptar, e sidomos për vajzat. Është e pamundur të mos keni rënë në dashuri me të paktën një prej baladave të tij.

sdf.JPG

Me siguri të gjithë jeni prekur nga këngët e tij “Najher”, “A ja ka vlejt”, “Harrom”, “Nuk po kalojka” etj, ku të gjitha flasin për vuajtjen nga një dashuri dhe kujt ja priste mendja se në fakt kjo dashuri është e vetë këngëtarit në eksperiencat e tij të jetës.

fg.JPG

Në një intervistë për “Klan Kosova”, ai është shprehur se çdo fjalë me ndjenjë në fakt përshkruan vuajtjen e tij të zemrës.

“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst.”- është shprehur Ylli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932