INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasmë në horizont?! Ylli Limani hap zemrën dhe flet për dashurinë: Edhe unë jam…[VIDEO]

Dasmë në horizont?! Ylli Limani hap zemrën dhe flet për dashurinë: Edhe unë jam…[VIDEO]

Publikuar më: 10:31 13-04-2020

Në një lidhje me Skype, në emisionin "E diell", Limani tha se në kuadrin e shakasë, ka rrëfyer për miqtë virtualë se dëshiron të martohet, në mënyrë që pandemitë e tjera të mos e gjejnë vetëm.

“Do martohem pas karantinimit, kam frikë se më gjejnë vetëm krizat globale”,

Këngëtari Ylli Limani është shprehur se do të martohet sapo të mbarojë situata e karantinimit për shkak të Covid-19. Në një lidhje me Skype, në emisionin “E diell”, Limani tha se në kuadrin e shakasë, ka rrëfyer për miqtë virtualë se dëshiron të martohet, në mënyrë që pandemitë e tjera të mos e gjejnë vetëm.

‘Sa të përfundojë karantina, do gjej grua dhe do bëj fëmijë. Imagjino të më gjejnë të gjitha krizat globale vetëm. Të paktën mbyllem me familjen time aty,”- tha Limani.

Këngëtari shpjegoi më pas se është kujdesur shumë për prindërit, ka mbajtur dinstancim social me ta, nga frika se mos i infektonte.

Ylli u pyet nga moderatorja Fjoralba Ponari nëse ndonjë prej projekteve muzikore ishte një dedikim për dikë në jetën reale dhe ai tha se në fakt nuk është aq i lënduar saç e shfaq veten në projektet muzikore.

“Zakonisht luaj rolin e ‘viktimës’ në këngët e mia, por nuk është jeta ime reale ajo dhe vuajtjet e mia nuk i tregoj në muzikë”, u shpreh këngëtari

Kjo përgjigje nuk e ka bindur shumë Fjoralbën, e cila insistoi për një përgjigje më të zgjeruar dhe Ylli u përgjigj: “Këngët e mia në mos 100%, janë 50% me 50% sidomos kur i krijon këngët vetë, por normale, edhe unë jam djegur nga dashuria”.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119