INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fundit nga EUROSTAT, sa keq Shqipëria në 2018 sërish shteti më i varfër në Europë! Ja sa shpenzojmë...

E fundit nga EUROSTAT, sa keq Shqipëria në 2018 sërish shteti më i varfër në Europë! Ja sa shpenzojmë...

Publikuar më: 13:40 19-06-2019

Keqardhje që Shqipëria edhe në vitin 2018 vijon të jetë më e varfëra e Europës. Kjo e dhënë e fundit nga Eurostat është publikuara në raportin mbi nivelin e vafërisë për vendet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e Turqinë.

Të ardhurat mesatare të shqiptarëve në 2018 janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, me një përmirësim të lehtë nga viti 2017, kur ky tregues ishte 30%. Së bashku me Bosnjën, po me 31%, fatkeqësisht ky është treguesi më i ulët në Europë.
Të ardhurat më të larta në rajon i ka Mali i Zi, me 47% të mesatares europiane, i ndjekur nga Serbia 40%, Maqedonia e veriut 38%. Ndërsa për Turqinë, ky tregues është 65%.
Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura në nivel të njëjtë me boshnjakët, në treguesin tjetër më të rëndësishëm atë të konsumit individual, që mat mirëqenien e familjarëve, Shqipëria rezulton më e varfra në Europë, me 38% të mesatares së Bashkimit Europian. Ky është një tregues që kosto e jetesës në Shqipëri është e lartë në raport me të ardhurat.
Për Bosnjën, konsumi individual për frymë është sa 41% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin nivel është dhe Maqedonia. Më i larti është sërish në Mal të Zi 57%, i ndjekur nga Serbia 48%.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936