INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DËSHMI tronditëse! Fletë për herë të parë shqiptari që u akuzua për përdhunim dhe vrasje të studentes greke

DËSHMI tronditëse! Fletë për herë të parë shqiptari që u akuzua për përdhunim dhe vrasje të studentes greke

Publikuar më: 14:14 19-06-2019

Opinioni publik grek u trondit pak javë më parë nga një ngjarje makabre, ku studentja Eleni Topaloudu u përdhunua dhe u vra, duke u hedhur nga një shkëmb në det.

Të akuzuar për vrasjen e Topaloudi janë një shqiptar 19 vjeç dhe një grek. 19-vjeçari shqiptar, i burgosur për rastin në Grevena ka folur ekskluzivisht për “Star”. Në bisedën e shkurtër, shqiptari deklaroi se është i sigurt se shoku grek hedh akuza mbi të, shkruajnë mediat helene.
“Nuk më intereson se çfarë thonë grekët. Unë kam një avokat”, ka deklaruar i riu nga Shqipëria. Dyshimet paraprake të hetuesve janë se të dy djemtë janë të përfshirë në vrasjen e të resë greke. Giannis Topaloudu tha se nuk mundet që një person i vetëm ta bëjë vetë gjithë vrasjen, prandaj shprehet se dyshon se ekzekutimi ka ndodhur në bashkëpunim.
Shqiptari dhe greku në burg nuk komunikojnë me njëri – tjetrin. Përdhunimi dhe më pas vrasja e Eleni Topolaudi në Greqi nxori në pah një realitet tragjik në shtetin grek, atë të përdhunimeve dhe vrasjeve që ndodhin në vend.

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646