INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çmimet në Shqipëri po njohin vetëm rritje! Raporti...

Çmimet në Shqipëri po njohin vetëm rritje! Raporti...

Publikuar më: 08:53 19-04-2019

Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve i matur sipas metodës së Eurostat u rrit në muajin mars 2019, duke ndjekur ecurinë e të dhënave kombëtare për këtë tregues.
Sipas matjeve të Eurostat ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2019 ishte 1.4 %.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 3.6 %, vërehet në grupin “Hotele, kafene dhe restorante”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” me 0.1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 0.3 %, pasuar nga “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.1 % secili.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121