INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fshiu tani! La Borën për Trix-ën, Stresi i zhgënyer nga miku i tij, Donaldi: 'Degjenerim e degradim ...' [FOTO]

E fshiu tani! La Borën për Trix-ën, Stresi i zhgënyer nga miku i tij, Donaldi: 'Degjenerim e degradim ...' [FOTO]

Publikuar më: 16:29 03-12-2021

Gjatë gjithë këtyre ditëve, kryefjala e rrjetit ka qenë treshja Bora- Donald- Beatrix dhe situatat e ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Megjithëse pati një takim romantik me Borën në javën e dytë të emisionit, shkëmbeu një puthje, i tregoi se ende kishte ndjenja për të megjithëse ishte konfuz për të ardhmen e marrëdhënies, i dhuroi varësen e tij në datën e trevjetorit të lidhjes, Donaldi sërish i habiti shqiptarët.

Pas daljes së Semit nga shtëpia, mikeshës së ngushtë të Borës, ai shfaqi një afrimitet të madh me këngëtaren Beatrix Ramosaj, po ashtu konkurrente në reality-show.

Madje, gjatë puntatës së kaluar të emisionit, Donaldi u shpreh se kjo ishte ajo që donte (marrëdhënia me Beatrix), pavarësisht se nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim Borës. Për më tepër, ata u puthën mbrëmë për herë të parë.

4B8D5E9A-82D1-4D3D-BC7E-79E4A7CB7ACB.jpeg

E gjithë kjo situatë ka bërë lëmsh rrjetin, ndërkohë që personazhe të njohur të ekranit kanë komentuar gjithashtu rastin e këtij “trekëndëshi”.

Ndër personat që janë bërë konfuzë dhe kanë reaguar në lidhje me këtë marrëdhënie është edhe Stresi, i cili reagimin e parë e ka bërë për herë të parë në faqen për intv.al nëpërmjet një komenti. 

"Me gjithë respektin sepse i njoh pothuajse gjithë aty. S'ka më degjenerim e degradim se këtë vit", shkruan Stresi, duke vendosur ta fshijë më pas komentin. Kujtojmë se Stresi dhe Donaldi janë jashtë miq të mirë, por kjo nuk e ka penguar Stresin të ndihet i zhgënjyer.

14937fdd-fafa-4bb0-a244-b1176c59f03a.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957